Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në programin për fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’, aty ku është vënë përballë pyetjeve të fëmijëve, por dhe Alketës.
E pyetur nga moderatorja Vejsiu, Dafina tregoi se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo u shpreh se do ta vazhdojë ta bëjë këtë gjithmonë pasi e ka tipar të sajin dhe s’ka për të ndryshuar kurrë, pasi brenda saj ka shumë dashuri.
“Jam ende pak e dashuruar se kam dashni shumë të madhe kështu që është ende këtu, brenda meje”, ka pohuar Zeqiri duke shtuar se në fakt do donte të mos dashuronte kaq fortë, pasi më parë ka qenë edhe më ndryshe, megjithatë mendon se tashmë nuk mund të ndryshojë më./revistawho.com