• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë do bënte Roberti që Nora dhe Renee të ishin mirë? Ky pohim i artistit do ju prekë të gjithëve

Robert Berisha ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut duke bërë deklarata jo pak të thjeshta. Pak muaj më parë kënga e tij më fundit e titulluar ‘Dashnorja’ dhe pohimi se çdo burrë ka një dashnore sipas tij, i çuditi jo pak të gjithë ndjekësit.

Së fundmi në një intervistë për ‘Prive’ Roberti ka sqaruar se ky projekt nuk erdhi me një videoklip, pasi nuk ka ende aq fitime sa të sjellë një të tillë, por shtoi se në Kosovë duhet ta mendojnë mundësinë e hapjes së shtëpive publike sepse siç pohoi vetë dashnorja, të cilës i referohet edhe në këngë, kërkon shumë shpenzime.

Me tej Berisha sqaroi dhe faktin se ishte në pushime me ish-partneren e tij, Norën, Renee-n dhe të gjithë njerëzit e dashur të tyre, pasi çfarëdo që të ketë ndodhur, ata vazhdojnë të jenë një familje.

Intervista e Robertit u përmbyll duke pohuar se dëshira që Nora dhe Renee të jenë mirë është shumë e madhe, saqë nëse do të ishte nevoja do të dhuronte njërën veshkë për vajzën dhe tjetrën për Istrefin, vetëm që ato të ishin mirë./revistawho.com