• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çfarë bën burri kur gruaja është më e gjatë? Vesh taka, si Fedez. Madje rozë

Fedez dhe Chiara Ferragni dinë gjithmonë si të bëjnë botën të kthejë sytë nga ta. Një foto e dyshes mbi takat e Donatella Versaces ka mjaftuar që komentet të nisin sërish.

Fedez ka pozuar mbi takat ngjyrë rozë, ndërsa Ferragni mbi takat e kuqe duke shkuar kështu në të njëjtën gjatësi.

Ata kanë qenë duke u përgatitur për eventin e radhës dhe me të qeshura Fedez ka treguar si dukeshin në momentin e parë që Chiara veshi takat.

Dyshja e ka vënë gjithmonë në dukje diferencën e gjatësisë, por me humor dhe situata komike të krijuara kanë superuar çdo situatë.

Fedez dhe Ferragni shpesh kanë qenë në vëmendjen e mediave edhe për raportin e tyre, surprizat e deri tek zënkat e shumëkomentuara./revistawho.com