• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

“Çeluni” si Elvana dhe kopjoni kombinimet

Elvana Gjata u rikthye, pasi prej muajsh ishte zhdukur pothuajse plotësisht, nga sytë e publikut. Tani solli një album të ri që mban emrin ‘Çelu’, i cili deri tani u prit mirë nga publiku. Një nga detajet që do merrte vëmendje padyshim, është edhe veshja e saj. Në 6 këngë të publikuara shoqëruar me klipet përkatëse, Elvana ka zgjedhur 5 kombinime të ndryshme.

Tek ‘Mos u ngut’ e pamë të veshur me një fund të shkurtër dhe një crop-top të verdhë plot qershi, me supe pak të fryra dhe detajin e palave tek fundi. Mjaftueshëm rehat sa për t’u hedhur dhe shijuar alegrinë e këngës.

Tek ‘Kunadhe’ pamë prapë një kostum shumë të bukur, bardhë e zi, por këtë herë me pantallona e xhaketë oversized e poshtë saj një crop top me të njëtin print. Edhe këtu kemi detajin e supeve të fryra.

‘Drandofilat’ sollën Elvanën pak më ekstravagante, e veshur me tyl nga koka tek këmbët, e një xhaketë fustan të shkurtër me detaje në ngjyrë blu dhe bezhë. Sërish supe të fryra, por këtë herë i japin gjithë madhështinë që i duhet veshjes.

‘Jeta ime’, është Elvana e thjeshtë siç ne e njohim. E veshur me një fund të gjatë në ngjyrë beshë e me një crop-top të ngjashëm në prerje me një xhaketë. Edhe këtu e thjeshtë, por shumë e bukur.

Ndërsa në dy klipet e tjera, përkatësisht ‘A po vjen’ dhe ‘Kur jemi dasht’, Elvana u vesh me të zeza. Fund i gjatë me një të çarë anash dhe sërish crop-top, por këtë herë me krahë shumë të fryrë. Kudo ku e pamë këngëtaren veshur thjesht, për thyerje, pamë ca vëthë të mëdhenj, ose aksesorë të tjerë. Ndërsa grimi është përherë i thjeshtë. Flokët përgjithësisht të lëshuar, me pak onde ose të drejta.

Veshjet sigurisht janë stiluar nga miku i saj Valdrin Sahiti që është edhe bashkëpuntor me këngëtaren prej shumë vitesh.

Elvana çeli në çdo e spekt, e na solli disa ide për veshjet që duhet t’i shtojmë dollapit. Një fund i gjatë, crop-top dhe detaje supesh të fryra. Doni  më shumë se kaq?/revistawho.com