• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çdo vajzë do të donte për ditëlindje një tufë me lule si kjo e Angela Martinit, bukuroshja zbulon surprizat në shtëpinë e saj

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini feston sot ditëlindjen e saj. Në llogarinë e bukuroshes kanë mbërritur urimet të ndryshme nga miqtë e saj, të cilat Angela i ka ripublikuar në ‘Instastory’. Ndërsa pak minuta më parë, përveç urimeve, Martini ka treguar me një video buqetën e madhe të luleve që ka mbërritur në shtëpi për të, e cila me siguri është nga bashkëshorti i saj.

Angela ka treguar dhe tortën e ditëlindjes mbi të cilën shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen zemër”. Me siguri në orët në vazhdim nuk do të mungojnë dhe postimet e tjera nga ajo, ku do të zbulojë se si ka vendosur ta surprizojë partneri i saj në këtë ditë speciale./revistawho.com