• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme, Pa kategori

Çdo puçërr në fytyrë është një mesazh për ty dhe ka një hartë shpjeguese për to

Zonat ku shfaqen aknet nuk janë aksidentale, pasi çdo pjesë e fytyrës ka një domethënie dhe lidhet me një problematikë të caktuar. Sipas mjekësisë orientale, fytyra mund të kthehet në një hartë për të mësuar bazat e akneve dhe domethënien e atyre që shfaqen.

Sigurisht ky nuk është rregull universal, pasi varet shumë reagimi i fytyrës edhe nga lloji i saj, por vlen për një pjesë të mirë të rasteve.

Balli – Sipas mjekësisë kineze, balli lidhet me sistemin tretës dhe aknet në atë zonë japin sinjale për një dietë të pabalancuar. Gjithashtu sipas ekspertëve, mund të keni tepricë konsumi të produkteve të bulmetit, ose ëmbëlsirave dhe yndyrave.

Rreth fytyrës – Sipas mjekësisë kineze, kjo zonë lidhet me problemet në veshka dhe mitër. Ndërsa dermatologët thonë që puçrrat në këtë zonë shfaqen për shkak të djersitjes ose ndryshimit të temperaturës së trupit gjatë natës.

Në mollëza (faqe) – Mund të lidhen me probleme në rrugët e frymëmarrjes. Ndaj mund të konsideron vendosjen e një bime në shtëpi ose dhomë. Dermatologët ama sugjerojnë që mund të jetë problem hormonal ose efekt i stresit.

Mjekër – Sipas kinezëve aknet aty lidhen me imbalancën hormonale që sjell shtimin e yndyrës në fytyrë e detyrimisht bllokimin e poreve. Mjekët shtojnë se mund të shkaktohen edhe nga ilaçe.

Hunda – kinezët e lidhin me problemet e veshkave dhe mëlçisë. Dermatologët thonë që aknet në këtë zonë u shfaqen më shumë grave dhe vajzave që kanë lëkyrë të yndyshme ose mikse. Për t’i kontrolluar duhet pastruar mirë fytyra të paktën 1 herë në ditë./revistawho.com