• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Cardi B habit gjithë Parisin, shfaqet kokë e këmbë e mbuluar me veshjen më të çuditshme

Cardi B di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen dhe këtë gjë ka arritur ta bëjë edhe në ‘Paris Fashion Week’. Reperja e njohur ka arritur të kthejë kokat e të gjithëve me veshjen e saj të çuditshme dhe fotografët e mediave nxituan të kapnin diçka nga “spektakli” që Cardi dhuroi. E shoqëruar nga një ‘bodyguard’ këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan me printe lulesh në ngjyrë blu, jeshile dhe të bardhë, që i mbulonte gjithë trupin, madje dhe fytyrën.

Cardi ka treguar se kjo ka qenë si një lloj “hakmarrje” për të gjithë ata që u shprehën të kënaqur kur ajo mungoi në javën e modës në New York.

Veshja e reperes është pjesë e koleksionit vjeshtë 2019 të Richard Quinn dhe për herë të parë u prezantua në “London Fashion Week” në muajin shkurt. Cardi B mori pjesë edhe vitin e kaluar në javën e modës në Paris me një veshje të guximshme, por këtë herë doli jashtë çdo parashikimi. /revistawho.com