• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Capital T zbulon detaje nga albumi që do të publikojë së shpejti dhe jeta private

Capital T ishte i ftuar special mbrëmjen e djeshme në emisionin “Nd’rrimi I Natës”. Në intervistën përballë Alaudin Hamitit, reperi ka folur gjatë për veprat e tij të bamirësisë, albumin që do të publikojë së shpejti e shumë të tjera. Capital T është shprehur se asnjëherë nuk ka ndihmuar të tjerët për të fituar më shumë famë apo diçka tjetër në shkëmbim. Për sa i përket aspektit profesional, këngëtari ka treguar se shumë shpejt do të publikojë albumin e tij më të ri, ndoshta në tremujorin e parë të 2020-tës. Për herë të parë ai ka zbuluar edhe emrin e albumit, i cili për të ka shumë rëndësi. Capitali ka treguar se albumi do të mbajë emrin “Skulpturë”, duke qenë se është një vepër arti që do kohë të punohet. “Albumit kam vendosur t’i lë emrin ‘Skulpturë’. Skulptura është vepër arti, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë mendoj se këtë album e kam gdhendur ngadalë në detaje për të sjell më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time”, ka thënë reperi. Më pas ai ka treguar se një këngë që e emocionon është “Akull”, por ajo që e prek më shumë do të jetë pjesë e albumit të tij dhe do të vijë si bashkëpunim në muajin shkurt. Gjatë intervistës Capital T ka zbuluar se është beqar, por shpreson që në një të ardhme të afërt të bëhet baba e të krijojë familje. /revistawho.com