• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Capital T është i sigurt se pas disa javësh të gjithë do të jeni duke diskutuar për këtë fakt

Prej disa ditësh, artisti i njohur, Capital T i ka lajmëruar të gjithë fansat për publikimin e albumit më të fundit muzikor, i cili pritet të jetë në treg brenda muajit qershor.

Edhe në postimin e fundit në ‘Instagram’, Capital ka treguar se si njerëzit nuk do dinë kë këngë të dëgjojnë më parë sapo albumi të dalë.

“Ditët në jug. Garant do jemi duke folur se si i ka ikur mendja njerëzve kur të dalë albumi duke mos ditur çfarë të dëgjojnë më parë. Skulpture”, ka shkruar Capital në postimin e fundit ku shfaqet mjaft në formë.

Fansat janë duke e pritur me padurim albumin e këngëtarit, ndërsa pak ditë më pari ai publikoi një prej këngëve të tij, të titulluar ‘Flawless’ e cila u prit mjaft mirë dhe u kthye menjëherë në hit./revistawho.com