Dalja më e fundit me një çantë në shpinë ishte ajo e Mc Kreshës në “Kënga Magjike” ku debutoi këngën e tij në bashkëpunim me Fifin. Por sapo pamë Kreshën kuptuam se atë stil e kishim hasur edhe më parë. Ku e pamë tjetër dhe kush ishin ata personazhë që u shfaqën në videoklipe me një çantë në shpinë? Majk dhe Capital T bashkuan forcat në videoklipin e këngës ‘Pasha jetën’. Aty ku do të shihnim dy djem duke ecur me çantë në kurriz, të cilët dukeshin mjaft ‘trendy’. Pak më vonë do të shikonim dhe Mozzik në videoklipin e këngës ‘Papa’ që do të shfaqej sërish në dy momente të ndryshme me çantë në shpinë duke kënduar. Po ashtu kjo dalje e Mozzik me këtë stil do të binte në sy! Ndërkohë së fundmi pamë Kreshën, duke na konfirmuar se çanta në shpinë po kthehet në një trend.