• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çanta e Selena Gomez në “Met Gala” kishte një “sekret” që askush prej nesh nuk e vuri re

Mbrëmjen e të hënës të gjithë sytë ishin nga Selena Gomez dhe The Weeknd të cilët dolën për herë të parë si çift në një event si “Met Gala”. Selena dukej si princeshë me një fustan rozë të lehtë me lule nga “Coach” i Stuart Vevers dhe një çantë të vogël kombinuar me fustanin. Por kjo çantë mbante një “sekret” të vogël që askush nuk e vuri re. Faqja zyrtare e “Coach” publikoi një foto të çantës e cila në pjesën e poshtme lexonte: “Duaj veten në fillim”. Këtë fjali gjithashtu Selena e ka tatuazh me shkronja arabe në kurriz. Të kombinosh tatuazhin me çantën? Gjeniale. Të përçosh një mesazh pozitiv në tapetin e kuq? E mrekullueshme./revistawho.com