• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Camila Cabello pranoi se ka rënë në dashuri me këngëtarin e njohur

Camila Cabello dhe Shawn Mendes nuk e kanë pranuar ende lidhjen e tyre, megjithatë dyshja është parë disa herë në publik duke u përqafuar dhe puthur. Sigurisht Shawn dhe Camila kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe këtë e ka konfirmuar vetë Camila në një intervistë për ‘Variety’. “Të biesh në dashuri është si një infinit levelesh, apo këndesh. Unë rashë në dashuri dhe hapa veten. Çdo gjë është e shkruar në të tashmen”, është shprehur këngëtarja. Ajo nuk ka përmendur asnjë emër, por sigurisht nuk ka qenë e vështirë të kuptohet nga fansat e dyshes. Camila gjithashtu foli për duetin që ‘çmendi’ rrjetin, ‘Senorita’ dhe tha se puna me Shawn ishte shumë emocionuese, duke qenë se njihen për një kohë të gjatë. Sipas këngëtares, këngës i është dashur 8 muaj të publikohet, por çdo gjë ia ka vlejtur pasi kënga ka rezultuar tepër e suksesshme./revistawho.com