• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Çaji i elbit – Si ta përgatisni dhe përdorni për shëndetin tuaj?

Elbi është drithi i katërt për nga rëndësia në botë pas grurit, orizit dhe misrit, dhe është po aq i mirë sa tërshëra.

Ky drith ka nivelin më të lartë të proteinave dhe fibrave në krahasim me drithërat e tjerë, nga 17% deri në 30%.

Orizi i kafenjtë ka 3.5 përqind fibër, misri 7% fibër dhe gruri 12% fibër. Të mirat e elbit nuk ndalen vetëm tek fibra.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, krundet e elbit janë tejet të pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Imagjinoni sa i rëndësishëm është elbi kur elementët antioksidantë të krundeve të tij janë 20 herë më të larta se te mielli i grurit të përpunuar.

Në mjekësinë popullore kineze, elbi përdorej si çaj për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore siç është diarreja, lodhja dhe inflamacioni.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për përgatitjen e çajit të elbit, përfitimet dhe efektet anësore të tij.

Çaji i Elbit, Si Ta Përgatisni Dhe Përdorni Për Shëndetin Tuaj.

Çaji i elbit përgatitet duke tretur drith të pjekur në ujë të nxehtë.

Ai zakonisht nuk ëmbëlsohet me produkte shtesë, por shumë njerëz e shoqërojnë atë me qumësht.

Çaji është krejt i sigurtë për konsum dhe përmban pak në mos aspak kalori.

Ai është një alternativë shumë e mirë e ujit, veçanërisht për ata që duan të humbasin kilogramët e tepërt.

Ky çaj është shumë i pasur me antioksidantë të cilët përshpejtojnë ritmet e djegies së yndyrnave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës, tensionin e gjakut dhe shëndetin e trurit.

Kokrrat e elbit duhen vendosur në një tigan të thellë në temperaturë të lartë dhe të kaurdisen për 10 minuta.

Ekspertët thonë se kokrrat duhet të marrin ngjyrë kafe të thellë që të kenë sa më pak akrilamide.

Përdorni 3-5 lugë gjelle kokrra elbi për çdo 2 litra ujë.

Kokrrat duhen lënë në ujë të nxehtë për 5-10 minuta dhe më pas lëngu duhet kulluar.

Ju mund të pini disa gota çaj në ditë për më shumë antioksidantë, thonë ekspertët.

Elbi Dhe Kanceri

Studimet për ndikimin e çajit të elbit tek tumoret janë të ndryshme dhe shpesh kontradiktore.

Disa studime thonë se ky çaj mund të ofrojë përfitime shtesë në parandalimin e disa llojeve të kancerit.

Kërkime të tjera thonë se çaji i elbit përmban gjurmë të një ushqyesi të keq që mund të shkaktojë kancer që njihet si akrilamide.

Ky ushqyes, kur konsumohet në sasi të mëdha, ka lidhje me rrezikun e shtuar të kancerit të pankreasit apo atij të zorrës së trashë.

Substanca në fjalë çlirohet në sasi të mëdha nga bustinat e gatshme dhe pak nga elbi i pjekur.

Për këtë arsye, pra për të minimizuar praninë e akrilamideve në çaj, ekspertët këshillojnë që elbi të piqet në shtëpi deri sa të marrë një ngjyrë kafeje të thellë./AgroWeb.org