• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Caitlyn Jenner i befason të gjithë me pjesëmarrjen në ‘I’m a celebrity’, ja si e priti familja e saj këtë lajm

Caitlyn Jenner është zyrtarisht pjesë e spektaklit “I’m a celebrity…Get me out of here”, premiera e të cilës ishte ditën e sotme.
Edhe pse për shumë ky veprim ishte shokues, familja e saj e mbështet dhe do i qëndrojë pranë në çdo moment.
“Caitlyn ndihet shumë mirë me jetën e saj dhe sidomos me familjen Kardashian që pas takimit me modelet për festën e ditëlindjes. Familja ishte në dijeni të pjesëmarrjes së saj në këtë ‘reality show’ dhe ajo ju premtoi se nuk do t’i përfshinte vajzat në asnjë çast në atë shfaqje”, tregon një burim ekskluzivisht për “HollywoodLife”.
Familja Kardashian-Jenner është shumë krenare për zgjedhjet e Caitlyn dhe mezi presin ta shohin së shpejti në trasmetim.