• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çadrat me vete! Shiu nuk pushon këtë fundjavë

Moti sot dhe fundjavë në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, me vranësira e reshje shiu. Përgjatë bregdetit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në lartësitë mbi 1400 metra reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore.

E premtja do të rezervojë mot me vranësira e reshje shiu të shoqëruar me erë. Temperaturat për ditën e sotme do të luhaten nga 12 deri në 13 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 10 deri në 13 °C.

E diela do të jetë me mot të vranët e me reshje të mëdha shiu. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 11 deri në 13 °C./revistawho.com