Lëkura e nxirë nuk është më trofeu që i merrnim dikur plazhit, shenja e parë dhe e dukshme e pushimeve. Disa vajza as nuk presin fare për rrezet e para të majit që t’i hedhin trupit një bojë. Abronxaturën e adhuruar të ditëve të verës e ekspozojnë në mes të dimrit e duken sikur sapo janë kthyer nga pushimet. Në fakt disa prej tyre edhe e kanë luksin të shkojnë për pushime në anën tjetër të botës kur në Shqipëri bën dimër, por edhe kur nuk ndodh kjo, disa kremra, ose pak solar japin rezultatin e dëshiruar. Opsionet janë të pafundme, mjafton të keni dëshirë për t’i hyrë atij avazi, sepse nëse e provoni njëherë nuk do hiqni më dorë.
Epo nuk ju vëmë faj, fundja lëkura e nxirë duket shumë bukur me çdo veshje dhe kur je nën dritat e televizionit e kamerave është akoma me e pëlqyeshme. Jo më kot imazhet që jemi mësuar t’i shohim në ekran shpesh janë të parat në listën e atyre që nuk heqin dorë nga lëkura e nxirë. Ndër to motrat Vjollca, Lori Hoxha, Jonida Maliqi apo Bora Zemani. Emrat e tjerë iu ftojmë t’ia shtoni ju listës…/revistawho.com