“Big Brother Vip”, po ndjek rrjedhën normale të tij dhe konfliktet e para kanë nisur. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, debatet e para kanë lindur për ushqimin. Fifi dhe Graniti ishin duke realizuar provën e javës dhe dëgjohen teksa flasin për banorët e tjerë.
“Ky që çohet edhe bën listën e ushqimit pa qenë asnjë aty. Ku e di ai se çfarë më hahet mua. Ai dhe ajo Beniada është në gjumë tërë kohën”, ka thënë ndër të tjera Fifi.
https://www.instagram.com/p/CUuq75Klu-g/?utm_medium=copy_link
Nga toni i zërit duket qartë që është e acaruar dhe Iliri me Benaidën nuk janë aspak në preferencat e saj si individë./revistawho.com