• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Ca kuadrate të vockla nga vitet ’60 dhe është menjëherë pranverë

Mes printeve që na kujtojnë menjëherë verën dhe pushimet buzë detit është edhe ai i kuadratave. ‘Vichy’ ka gjetur mënyrën për t’i rikthyer dhe të gjithë janë të entuziazmuar për këtë risi. Këto printe e kemi parë të bëjnë namin që në vitet ’50 dhe ’60 kur e madhja Brigitte Bardot i veshi në dasmën e saj më 1959-ën.

Pas 60 vitesh rikthehet i njëjti print, por i përshtatur me trendet e fundit në qarkullim. Ngjyrat me të cilat është luajtur më shumë janë pastel, roza, bluja dhe jeshilja. Por nuk mungojnë as ngjyrat më të forta si lejlaja, portokollaia apo bluja e fortë.

Nga fustanet deri në gjunj të sofistikuar e deri tek bluzat e thjeshta që mund të kombinohen me xhinse. Këto janë veshjet që duhet patjetër t’i keni në garderobë./revistawho.com