• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Këshilla, Lajme

Buzëkuq helmues? Ja si ta testoni në 10 sekonda

Vitet e fundit janë bërë shumë kërkime për të zbuluar nëse buzëkuqet kanë përmbajtje toksike. FDA mori në analizë 400 buzëkuqë të ndryshëm nga firma shumë të njohura dhe shumë të shtrenjta si L’Oreal, Mac, Maybelline, Chanel, Dior, Estee Lauder, Clinique, Rimmel etj etj dhe zbuloi se ato kanë përmbajtje toksike! Edhe pse shumë teste laboratorike janë bërë nga ana e FDA-së për të zbuluar këtë toksicitet, ata ende janë të pafuqishëm për të kontrolluar tregun e produkteve kozmetike. Nivelet e plumbit të gjendura në buzëkuqë janë ato që kanë alarmuar femrat në gjithë botën. Por përse? Nuk ka dozë të sigurt minimale për ekspozim ndaj plumbit.

Sepse buzëkuqi hahet nga ne dhe nuk qëndron thjesht në sipërfaqe. Neurotoksiciteti që ka plumbi është i madh edhe në doza të vogla.

Por plumbi nuk është elementi i vetëm i rrezikshëm, shqetësues në buzëkuqe. Një buzëkuq përmban krom, magnez, alumin, parabene, silikone. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre, pasi mesatarisht një femër aplikon rreth 4 herë buzëkuq në ditë rrit riskun e prekjes nga kanceri dhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Ja një truk i vogël se si të zbuloni nëse buzëkuqi juaj përmban plumb ose jo. Merrni një letër alumini kuzhinë dhe nga ana e shkëlqyeshme lyejeni një sipërfaqe të vogël me buzëkuq. Më pas fshijeni buzëkuqin për 10 sekonda me një kartopecetë dhe nëse shikoni ngjyrë të zeze në kartopecetë atëherë buzëkuqi juaj ka plumb/Revista Shije.