Është koha të ndryshoni garderobën dhe ne kemi një sugjerim për ju. Së fundmi po rikthehet ‘Butterfly Effect’ (efekti flutur) që u shfaq në pasarela që në vitet ’90. Ai do kthehet sërish fuqishëm (jo se u largua ndonjëherë), pasi pasarelat e sezonit të ri e kishin të pranishëm si detaj në shumë stilime.
Por nuk është promovuar më pak nga të famshmit. Përshembull, pamë Dua Lipën në Grammys me një fustan nude të Versace. Më tej ajo ka veshur një tjetër fustan me flutura këtë herë i shkurtër, gri dhe me shumë ndriçim.
Ndërsa nga personazhet shqiptarë vetëm pak javë më parë, pamë Dojna Memën në programin e saj televiziv të vishej me një bluzë që ngjante fiks si flutur.
Femëror, seksi, me ngjyra, shumë i këndshëm, fustane të tilla janë veshur edhe më herët në fillim të viteve 2000. Marrim shembull Christina Aguileran.
Me fotot që do ju pasqyrojmë më poshtë do ju mbushet top mendja se fluturat janë kthyer e mund të përdoren në çdo formë. Por pyetja e vërtetë është: A kanë ikur ndonjëherë? Në fakt jo. Gjithmonë ka pasur detaje fluturash në veshjet e dy dekadave të fundit, e duket se asnjëherë nuk do na mungojnë./revistawho.com