• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Burrat besnikë jetojnë më gjatë…

Seksi dhe besnikëria është binomi fitues sidomos i meshkujve, për të kapur pse jo moshën 100 vjeç. Ky është përfundimi i një studimi të fundit, sipas të cilit seksi i bën mirë zemrës, por vetëm nëse jeni besnikë. Një aktivitet konstant intim me partneren tuaj është në gjendje të mbrojë zemrën tuaj dhe të luftojë sëmundjet, si diabeti.

Duket se testosteroni mbahet i lartë, vetëm nga aktiviteti seksual intensiv. Por kujdes, nuk vlen nëse jeni të mësuar të tradhtoni partneren tuaj, apo të kaloni nga krevati në krevat! Ja që në këtë rast, përfitimet do të zhdukeshin. Mbeten të pacenuara vetëm nëse tradhtia është rastësore. Domethënë, ka përfitime më të mëdha ai që bën një jetë seksuale të kënaqshme dhe monogame, pra kush është besnik.

Me pak fjalë, testosteroni, hormoni seksual mashkullor, zotëron më shumë efekte nga ato që njihen, në shëndetin e organizmit mashkullor. Specialistët shpjegojnë sesi seksi është në gjendje të ndezë një cikël virtuoz. Sa më shumë seks të bëhet, aq më shumë testosteron prodhohet, teksa si rrjedhoj ka më pak depresion, ka një lëvizje më të mirë kardiovaskulare dhe metabolizëm më i mirë./revistawho.com