Ka nisur sot në Top Channel “Përputhen +40”, emisioni ku burra e gra mbi 40 vjeç do të gjejnë shpirtin binjak. Mbrëmjen e sotme u prezantuan gjashtë burra dhe 4 gra.
Konkurrentja e parë është Gilberta Simoni 43 vjeçe, jeton në Lushnje. Profesioni i saj është mësuese dhe po kërkon dashurinë e jetës në “Përputhen”
Konkurrentja tjetër është Erlinda Ogreni 40 vjeçe, e divorcuar dhe me një vajzë 12-vjeçare. Ajo është me origjinë nga Lushnja ndërsa aktualisht jeton në Tiranë dhe ka një biznes privat.
Një tjetër konkurrente është Luljeta Nallbani, pensioniste 64-vjeçare. Jeton në Fier dhe pavarësisht moshës bën palestër për të pasur një jetë sa më aktive.
Shqipe Rexha është me origjinë nga Tirana, 62 vjeçare. Ajo është bërë gjyshe dhe vjen në “Përputhen” për të gjetur gjysmën e saj më të mirë.
Nga ana e burrave: Njëri konkurrent është Sami Flamuri, 51 vjeç, baba i dy vajzave. Profesioni i tij është përkthyes dhe autor i disa librave. Ka lindur në Sidnei, jeton në Ulqin dhe kërkon dashurinë e jetës.
Konkurrneti tjetër është Armando Abazi i cili sapo është kthyer nga jashtë vendit vetëm për të qenë pjesëmarrës në “Për’puthen +40”. Ai Ka lindur në Elbasan dhe është 44 vjeç.
Ilir Lara është 44 vjeç dhe është me origjinë nga Përmeti. Pjesën me të madhe të kohës ka jetuar në Itali.
Një tjetër konkurrent është Ndriçim Gjeci, 54 vjeç, ka lindur dhe jeton në Kavajë. Ka një biznes privat ku dhe e menaxhon vetë.
Muhamet Bizhga është konkurrenti i rradhës, 44 vjeç me origjinë nga Gjirokastra dhe aktualisht jeton në Tiranë. Ai është shprehur se ish-bashkëshortja nuk ishte dakord të vinte në program.
Konkurrenti tjetër është Naun Bera, 42 vjeç me profesion farmacist. Ka lindur në Berat, por jeton në Gjermani.