• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Bukuri

Natyra dhe pikturat më të famshme në flokët tuaj, ja modelet që do ju lënë pa mend

Që nga përhapja në mënyrë masive e rrjetit social ‘Instagram’ çdo ditë e më tepër aty shohim trende nga më të çuditshme të modës. Gjithmonë mund të keni parë ngjyra dhe modele flokësh që u kanë bërë të ngeleni të habitur. Por pavarsisht çdo lloj trajtimi të çuditshëm që mund të keni parë në ‘Instagram’ po bëjnë xhiro në të gjithë botën modelet e një stiliste flokësh e quajtur Ursula Goff, e cila flokët i trajton si telajo të një pikture. Puna që kjo stiliste flokësh bën mund të quhet me të vërtetë art dhe nëse nuk na besoni atëherë shikojeni vetë dhe me siguri më pas do të na jepni të drejtë.