• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri

JA CILI ËSHTË SEKRETI I FLOKËVE TË KATE MIDELTON – STILISTI ZBULON DETAJET

Ka një pikë ku debatet dhe polemikat nuk kanë vend; në daljet e saj publike Kate zotëron vemendje totale në mbarë globin.

Richard Ward stilisti personal i flokëve të Kate në një rubrikë të faqes people.com ka zbuluar sekretin e flokëve perfekt të princeshës e cila tashmë është kthyer në një ikonë mode për look-un e saj. “Make me Kate” (Më shndërro në Kate) titullohet rubrika ku nëpërmjet një video Ward realizon look-un e princeshës hap pas hapi.

Një kliente mbretërore më shumë se prej 1 dekade, Kate ishte veçse një studente kur filloi të frekuentohej me Princin William ku njohu Ward, i cili më pas u kthye në një nga kuruesit kryesor të paraqitjes së saj. Ishte po i njëjti stilist dhe stafi i tij që në vitin 2011 krijoi modelin famshëm të flokëve të nusërisë së Kate e cila tashmë ka krijuar personalitetin e saj.

“Ajo ka mbetur i njëjti person që kam njohur para 10 vitesh”, – është shprehur Ward.

Për më shumë klikoni videon.