• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri

Disa trende flokësh që mendohet “të pushtojnë” 2018-tën

Revista “Elle” ka pyetur stilistin e shumë vip-ave të njohur në botë, Clayton Hawkins, për të parashikuar disa nga trendet e flokëve për vitin 2018. Këtu mund të gjeni disa nga këto trende që mendohen të mbizotrojnë gjatë gjithë vitit të ardhshëm.

Kaçurelat e viteve ‘80

Ne kemi parë shumë personazhe dhe modele si Alison Brie dhe Alanna Arrington gjatë viteve ’80 me flokë kaçurrela si xhufkë. Të gjitha vajzat me flokë kaçurrela nuk duhen të hezitojnë ta provojnë këtë model që do jetë trend i 2018.

Flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim

Filloni të përdorni mjetet për të drejtuar flokët tuaj, sepse flokët e drejtë do vazhdojnë ende të jenë në modë për 2018. Serumet dhe vajrat e flokëve duhet të jenë miqtë tuaj më të mirë nëse doni flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Fjongot

Fjongot nuk përdoren më vetëm për vajzat e vogla. Duke eksperimentuar me materialet ‘cool’ si velvet apo lëkurë mund ta ktheni flokë nga një model i thjeshtë në një model për tapet të kuq.

Baluket

Pyetja e vjetër nëse duhet t’i bëjë flokët me baluke, në 2018 ka vetëm një përgjigje: “PO”. Baluket në formë thekësh dhe me flokë të hedhur mbrapa do të jetë një model që do përshtatet me të gjitha format e fytyrës. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE