• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bruno nuk e fsheh më, “AJO” tashmë është publike (FOTO)

Bruno, këngëtari i ri që po hedh çdo ditë hapa të sigurtë në muzikën moderne shqiptare, përveç suksesit të këngës “AJO” ka fituar përmes këtij klipi edhe të dashurën e zemrës… Bëhet fjalë pikërisht për modelen Alesia Noka, protagonisten kryesore në këtë klip, me të cilën këngëtari duket se ka nisur një histori dashurie. Prej disa kohësh qarkullojnë zëra për një lidhje mes tyre, por vetëm dje çifti është shfaqur bashkë në festën ku u prezantuan nominimet e “Top Awards”. Ata nuk janë ndarë për asnjë moment dhe e kanë përshkruar disa herë të kapur për dore zonën VIP, si për t’i treguar të gjithëve se tashmë është zyrtare: Ata janë bashkë. Bruno është nominuar në disa kategori, me këngën e tij solo në “Artist To Watch” dhe me bashkëpunimin me Elvanën në “Collaboration Of The Year” dhe në “Song Of The Year”.