• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Britney u çlirua, pastaj u fejua dhe pastaj na la (nga rrjetet sociale)

Direkt pas reklamimit të unazës me diamante dhe lajmit për fejesën, Britney Spears ka vendosur të zhduket nga rrjetet sociale.

Ajo ka thënë se do të bëjë një pauzë nga mediat sociale për të “festuar fejesën e saj“.

Ylli i popit amerikan, pasi mundi të çlirohej nga kujdestaria 13-vjeçare e babait të saj, shpalli fejesën me të dashurin e saj, Sam Asghari. Pasi fshiu llogarinë në Instagram, Spears u tha fansave në Tëitter; “Mos u shqetësoni. Do të kthehem së shpejti“.

Ndërsa sipas disa mediave amerikane, këngëtarja ndau një postim në Instagram në të cilin thoshte: “Kam pritur 13 vjet dhe tashmë dua të shijoj lirinë time“. Ajo nuk ka harruar të falenderojë as lëvizjen Free Britney, një fushatë mbështetësish për ta çliruar atë nga kujdestaria e të atit, përmes një marrëveshjeje të vendosur në vitin 2008.