• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Britney Spears anulon koncertet për një kohë të pacaktuar, zbulon dramën që po kalon familja e saj

Këngëtarja e njohur Britney Spears ka publikuar pak minuta më parë një foto të vjetër në ‘Instagram’ ku shfaqet krah prindërve të saj në moshë të vogël. Më tej ajo ka ndarë me fansat një lajm të hidhur.

“Se di as nga t’ia nis. Është gjithçka shumë e vështirë për t’u thënë. Nuk do performoj për show-n tim ‘Domination’, të cilin mezi e kam pritur, sidomos për faktin që do ju takoj ju. Më besoni që ky vendim më ka thyer zemrën, por është e rëndësishme të vihet familja e para. Disa muaj më parë, babai im u shtrua në spital dhe për pak ndërroi jetë. Ne jemi shumë mirënjohës që u kthye mes nesh, por ai ka një rrugë të gjatë përpara për t’u rikuperuar. Mu desh të marr një vendim të vështirë për të vënë fokusin dhe energjinë time tek familja ime. Uroj që të më kuptoni”,-shkruan ndër të tjera ylli i muzikës.

Britney siç duket do t’ia dedikojë pjesën më të madhe të këtij viti familjes, ndërsa për muzikën dhe rikthimin e saj në skenë ende nuk dihet gjë./revistawho.com