Princi William, i cili që prej qershorit të vitit 2014 filloi të punonte si pilot helikoperi-ambulancë, sipas kolegëve të tij që prej Janarit të 2016 nuk e ka frekuentuar veçse 12 ditë punën… Në një pohim për gazetën ‘The Sun’, sipas kolegevë Princi ka kryer vetëm 100 orë pune që prej fillimit të vitit dhe të gjitha këto në zonën ajrore të Norfolk- ut. Sipas gazetës Willian prej kohësh është shumë prezent në publik ku përgjatë viti 2015 ai është shfaqur 87 herë, jo shumë krahasuar me gjyshin e tij 94-vjeçar që ka bërë më shume se 128 dalje.
Zërat që qarkullojnë e konsiderojnë atë një “përtac”, aq më tëpër në kushtet kur ai hoqi dorë prej shumë angazhimeve mbretërore me qëllimin për të qenë sa më prezent në punë.
William e filloi punën si pilot në Qershor të vitit 2014 pasi u largua nga ushtria për të qenë më pranë familjes së tij dhe detyrimeve të pallatit mbretëror.
Asokohe një mik i tij i ngushtë deklaroi për gazetën “Daily Mirror” se, “Kjo punë ishte perfekte për Princin sepse do t’i mundësonte atij të përmbushte detyrën mbretërore e nga ana tjetër të plotësonte pasionin e madh për fluturimin”.
Shikoni fotot më sipër të Printi William…