Kategoritë femra dhe meshkuj të ndarjes së çmimeve “Brit Awards” do të zëvendësohen me çmime neutrale gjinore, duke mos përcaktuar seksin e këngëtarëve. Kjo po bëhet për të përkrahur një përpjeke gjinore për t’i bërë gjithëpërfshirëse çmimet e dedikuara për artistët e muzikës, nisur që nga viti 2022. Që nga shkurti i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë çmime të theksuara të ndara në gjini, për shembull: në vend të dy çmimeve “Artisti më i mirë mashkull” dhe “Artistja më e mirë femër”, tani “Brit” do të ndajë vetëm një, “Artisti më i mirë” duke iu referuar të dy sekseve.
Ceremonia e “Brit” e vitit 2020 u kritikua për paraqitjen e vetëm një gruaje britanike në kategoritë e përziera të albumit, grupit, këngës britanike dhe artistit të ri. “Brit Awards” do të mbahet më 8 shkurt në Londër dhe do të prezantohet për herë të parë nga Mo Gilligan./revistawho.com