• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Brenda shtëpisë super-luksoze të Adelina Tahirit (FOTO)

Këtë periudhë Adelina Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes. Si fillim ishte martesa me maqedonasin Serjoza Markov dhe më pas lindja e Jon. Tani që është bërë nënë këngëtarja është përkushtuar vogëlushit me kohë të plotë dhe nuk dihet se kur do i kthehet muzikës. Megjithatë ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit momente të bukura nga jeta e saj. Në postimet e ndryshme nuk mungojnë ato ku këngëtarja shpalos jetën luksoze.
Mbrëmjen e kaluar ajo ka publikuar një foto ku tregon një pjesë të shtëpisë së saj. Në foto shihet lavamani i veçantë me kokë mjellme i veshur me ngjyrë ari.

Me sa kemi kuptuar nga fotot që Adelina publikon herë pas here, është vënë re së në shtëpinë e saj mbizotëron ngjyra e arit dhe atë mund ta shohësh në çdo cep./revistawho.com