Këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka qenë më pak aktive në rrjetet sociale kohët e fundit megjithatë në postimin e radhës ajo ka treguar se si e ka kaluar kohën në karantinë.
“Gjërat që kam bërë në karantinë, jam ulur në shtëpinë time të re dhe kam marrë mësime kitareje”, ka shkruar Gomez krah fotos ku shfaqet e veshur me rrobat e shtëpisë brenda një dhome ku nuk mungon piano, por dhe pamja fantastike e natyrës.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Selena festoi 28-vjetorin e saj në një festë në natyrë mes njerëzve më të dashur./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CDRvviqjltF/?igshid=1ofhatjfzhphs