• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Brenda shtëpisë së Majk, reperi zbulon pamjen nga ambienti i dekoruar me shumë shije

Ndodh rrallë që personazhet e famshëm të publikojnë imazhe nga ambientet e tyre shumë personale, ndaj të gjithë janë kuriozë të zbulojnë pak më tepër rreth kësaj gjëje. Së fundmi ka qenë Majk ai i cili ka vendosur që të prezantojë publikun me një pjesë të shtëpisë së tij, që duket se është e dekoruar me shumë shije. Reperi ka postuar në ‘Instagram’ një foto nga salloni, që ndoshta duhet të jetë edhe këndi i tij i preferuar në shtëpi. Nga imazhi i publikuar shihet se shtëpia e tij është e dekoruar me ngjyra të ndryshme, por më së shumti në të mbizotërojnë bluja dhe e verdha. Aty shihet se Majk i kushton shumë rëndësi detajeve, jo vetëm në tavolinë, por edhe atyre që zbukurojnë muret. Në një pjesë ai ka të vendosura dy telajo, në të cilat shihet se është pikturuar portreti i një vajze.

Majk ka zbuluar vetëm këtë cep të shtëpisë, por me siguri të gjitha ambientet duhet të duken po kaq bukur sa salloni. Reperi ka treguar gjithmonë se atij i pëlqen shumë jeta luksoze dhe ndoshta duhet të ketë shpenzuar një shumë të madhe parash për ta rregulluar të gjithë shtëpinë sipas shijeve të tij. /revistawho.com