• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Brenda shtëpisë së Hailey-t dhe Justin, të gjithë mbeten pa fjalë nga arredimi i veçantë

Hailey dhe Justin Bieber u martuan për herë të dytë përpara pak ditësh dhe tashmë kanë vendosur t’ju tregojnë të gjithë ndjekësve momente nga jeta e tyre luksoze. Si rrallëherë Justin ka publikuar disa foto nga rezidenca e tyre 6.7 milionë paund që e kanë blerë në Beverly Hills. Brenda shtëpisë së tyre gjithçka është e vendosur me shumë kujdes dhe ambientet janë të dekoruara me mjaft shije.

Në pjesën e sallonit ata kanë një portret të tyre ku shihen duke u puthur dhe rreth e rrotull disa pupa për t’u ulur dhe një karrige të varur.

Në një tjetër zonë shihet televiziori dhe një divan në formë këndi dhe një kornizë e madhe në të cilën shkruhet: “Të dua!”.

Brenda shtëpisë nuk mungojnë as lojërat e shumta dhe jashtë saj një pishinë e madhe. Përveç asaj që Justin ka publikuar në foto dihet se në rezidencën e tyre ka 5 dhoma gjumi, shtatë tualete, një kinema dhe një librari gjigande. /revistawho.com