Javët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për të gjithë për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi, megjithatë të gjithë janë munduar të merren me punë në shtëpi, ndër to edhe sistemimi i rrobave. Së fundmi ka qenë Ilda ajo e cila na ka hapur dyert e garderobës për të parë më shumë brenda saj. Garderoba e moderatores është gjigande, me çanta e rroba luksoze dhe mjaft e rregullt. Me sa duket dhe Ilda i ka shfrytëzuar këto ditë për të vendosur rregull në shtëpi.