• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Brenda festës së personalizuar për 2-vjetorin e Khloes, Zaimina ndan pamjet nga ditëlindja e vajzës

Ditën e djeshme, Zaimina Vasjari festoi 2-vjetorin e vogëlushes së saj, Khloe. Në një ditë të mbushur plot emocione, këngëtarja ishte kujdesur t’i dedikonte vajzës një festë të personalizuar plot ngjyra dhe atmosferë. Pak më parë ajo ka treguar me anë të disa postimeve në ‘Instagram’ ambientin shumëngjyrësh për ditëlindjen e Khloes.

I rrethuar nga tullumbacet, torta, ëmbëlsirat dhe veshjet identike, duket se Vasjari i ka dhuruar të voglës së saj kujtimin më të bukur. Në festë nuk kanë munguar dhe personazhet e filmave vizatimorë si ‘Mickey Mouse’, për ta bërë Khloen edhe më të lumtur.

Kujtojmë se Zaimina publikon herë pas here foto të ndryshme në vajzën, ku shfaqet e veshur njësoj, duke marrë kështu një sërë komplimentash nga ndjekësit e saj./revistawho.com