Bora Zemani mbushi 30 vjeç më 9 janar, por atë ditë u mbush me dhurata, lule e urime, ndërsa festë e ka shtyrë për sot. Me një lokacion lukzos, me arredim shumë klasik, me drita, pak ngjyra dhe shumë lule, festa dedikuar moderatores është kryefjala e mbrëmjes.
Në të janë ftuar pjesa më e madhe e personazheve publikë dhe figurave të rëndësishme të Top Channel. Nuk mungojnë as miqtë më të ngushtë të Borës. Klajdi dhe Bruno po këndojnë dhe kaq u desh që atmosfera të arrijë kulmin. Nuk mungon as Arbori që rri pjesën më të madhe të kohës me mamin, i veshur me kostum dhe i qeshur.
Mjafton të hedhësh një sy nëpër Instagram dhe kudo do gjesh një detaj nga festa, e cila sapo ka filluar!/revistawho.com