• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Brenda e “Beverly Hills” bën 50 vjeç dhe ne akoma kopjojmë baluket e saj

Le ta pranojmë, nëse e gjetët veten në adoleshencën e viteve ’90 duke prerë flokët me baluke, frymëzimi ka qenë vetëm një emër, Brenda Walsh.

A nuk jemi ndjerë të gjitha nga pak vajza të ‘Beverly Hills 90210’, serialit të adoleshentëve që nisi transmetimin më 1990-ën?
Nuk ka rëndësësi nëse flokët tanë nuk kishin të njëjtin volum si Shannen Doherty, apo nuk ishin aq të drejtë, e vërteta është që kjo aktore i dha një shans bruneve të binin në sy, në një periudhë kur biondet ishin qendra e botës. Me flokët e saj korb të zi, balluket dhe buzëkuqin çokollatë që është akoma në modë edhe sot, Brenda ishte personazhi ikonik (herë i keq, e herë i mirë) që të gjithë dashuruan.
Brenda apo jashtë sheshxhirimit, Shannen nuk e braktisi kurrë stilin e saj, as kur u largua nga seriali më 1994-ën, por jo përfundimisht.

Aktorja u rikthye në ‘Spin off 90210’ në 2004-ën, si e ftuar speciale. Gjithashtu nuk mungoi në ‘BH9021’, realizuar në 2019-ën.
Ky ama nuk ishte roli i parë i Shannen. Ajo pati qenë pjesë edhe e disa projekteve të tjera filmike, por ky rol bëri diferencën. Pas ‘Beverly Hills’, kalimi në modën e viteve 2000, me balluke të hapura në mes, flokë më të hapur në ngjyrë, vetulla të holla dhe shumë shkëlqim, u realizua kur u shfaq si Prue Halliwell në serialin ‘Charmed’.

Por veç impaktit në modë e stil, Shannon është një grua luftarake dhe rebele, që prej vitesh ka pasur ndikim tek miliona njerëz me përballjen e saj me kancerin e gjirit. Që prej 2016-ës, aktorja vazhdon luftën me këtë sëmundje madje ka realizuar një video duke prerë flokët që u bë virale shumë shpejt. Prej asaj kohe, Shannon vazhdon të jetë frymëzim për shumë gra që po vuajnë nga kjo sëmundje./revistawho.com