Samanta Karavella ka festuar një ditë më parë ditëlindjen e saj. Në llogarinë e këngëtares mbërritën urime të ndryshme nga miqtë dhe fansat, ndërsa së fundmi ajo ka ndarë disa nga momentet më të bukura të asaj dite.
“Faleminderit që ma bëtë këtë përvjetor kaq të veçantë dhe unik me mbështetjen tuaj”, ka shkruar Karavella krah postimit të fundit në rrjetet sociale.
Ajo çfarë bie në sy është festa e ideuar në ngjyrat gold dhe të zezë, njëjtë si ngjyra e fustanit të Samantës. Me siguri edhe kjo ditëlindje duket t’i ketë rezervuar kujtimet më të bukura këngëtares krah miqve të saj më të mirë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CCeEK4Yp_X6/?igshid=nv6aye37xl6