• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Brenda dhe jashtë Shqipërisë”, Alketa Vejsiu zbulon planet që ka pas karantinimit

Prej disa javësh, njëjtë si shumë programe të tjera televizive edhe ‘Në kurthin e Piter Pan’ pati të njëjtin fat duke u mbyllur përkohësisht.

Së fundmi, moderatorja e tij, Alketa Vejsiu ka treguar se i mungon shumë televizioni ku punon dhe ka treguar planet e së ardhmes.

“Më mungon ‘rtvklan’. Më mungoni ju të gjithë. Do shihemi shpejt jo vetëm me Piter Pan, por me disa projekte të reja që pres me padurim t’i ndaj me ju. Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Corona nuk do zgjasë përgjithmonë dhe jeta do kthehet aty ku e kishim lënë. Merrni kohë nga koha e karantinës për projektet dhe ëndrrat tuaja. Karantina s’duhet të na vërë në gjumë! Duhet të na rikarikojë”, ka shkruar Vejsiu krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Kujtojmë se vetëm pak javë para pandemisë së ‘Covid-19’, Alketa u bë pjesë e disa prej figurave më të njohura që bashkëprezantuan krah drejtuesit artistik, Amadeus, festivalin e muzikës ‘Sanremo’./revistawho.com