Mbrëmjen e kaluar Kiara Tito ka festuar 25-vjetorin e saj në një festë mes miqsh e njerëzve më të dashur. E veshur me fustanin në ngjyrë jeshil dhe silver, flokët e lëshuar dhe makeup-in në ngjyra toke, Kiara kishte vendosur që në këtë festë të dominonin ngjyrat e natyrës.
Në ndryshim nga një vit më parë, kur Kiara zgjodhi që ditëlindjen e saj ta përshtaste në ngjyrat gold me fustanin dhe gjithë dekorin në po të njëjtën ngjyrë.
Në një prej videove të festës nuk ka munguar dhe muzika e Butrint Imerit, këngë të cilën Kiara ka vendosur ta këndojë dhe shijojë duke qeshur.
https://m.youtube.com/watch?v=uo_mv_xHEiE&feature=youtu.be
Në një intervistë për ‘Ftesë në 5’ të dhënë disa javë më parë, moderatorja tregoi se vitin e lënë pas fitoi betejën me ‘Covid’, por dhe një simpati të re për këngëtarin, Young Zerka./revistawho.com