• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zgjidhet fituesi i ‘Sanremos’, ja kush do ta përfaqësojë Italinë në ‘Eurovizion’

Festivali i muzikës italiane ‘Sanremo’ ka mbyllur me sukses edicionin e 69-të të tij. Festivali madhështor zgjati 5 netë dhe vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, u kurorëzua me një fitues. Mahmood është kantautori italian që u shpall fitues dhe mori automatikisht të drejtën për të përfaqësuar shtetin italian në ‘Eurovizion’.

Këngëtari është pyetur  përgjatë një konference për shtyp, se nëse do ta përfaqësojë Italinë në ‘Eurovizion’ dhe  përgjigja e tij ishte plot emocione: ‘Po, po!’.

Kujtojmë se festivalin e një viti më parë e fitoi këngëtari shqiptar Ermal Meta në duet me Fabrizio Moro-n me këngën ‘Non mi avete fatto niente’. Ata përfaqësuan Italinë në ‘Eurosong’, ku u renditën të tretët. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE