• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

Zbuloni VIP-at që nisën si kolegë dhe përfunduan në një lidhje

Të dashurohesh në vendin e xhirimeve në botën e VIP-ave nuk është diçka e habitshme. Janë të detyruar të kalojnë një pjesë të madhe të kohës bashkë, sidomos nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim, kështu që shkëndijat e para nisin pikërish aty. Kjo gjë ka ndodhur me këto personazhe:
Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra janë njohur që para 6 vitesh. Sipas këngëtarëve, kanë pasur një tërheqje nga njëri-tjetri, por për disa arsye, historia e tyre nuk vazhdoi më tej. Gjithçka u finalizua me këngën ‘Dashni’ ku pranuan lidhjen e tyre, e më pas me shpalljen e fejesës.


Dafina Zeqiri ka qenë për shumë vite në lidhje me Krenar Cocaj, ndërsa Ledri Vula ka qenë pjesë e grupit ‘Babastars’, por çfarë i ka lidhur këngëtarët sëbashku? Sigurisht një bashkëpunim. Fillimisht publikuan këngën ‘Tonight’ dhe të gjithë u habitën kur shkëmbyen një puthje në një festival, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre. Edhe fotot në ‘Instagram’ nuk mungonin.


Flori Mumajesi dhe Soni Malaj kanë shumë vite që janë pjesë e skenave shqiptare. Dyshja solli një bashkëpunim shumë të suksesshëm në festivalin ‘Kënga Magjike’. Ky ishte dhe momenti kur të dy pranuan lidhjen e tyre.


Alban Skënderaj dhe Miriam Cani e kanë filluar karrierën e tyre larg Shqipërisë. Vetë çifti e ka pranuar se personi që i ka njohur ka qenë babai i Miriam, sigurisht për arsye pune, por gjërat morën një rrjedhë ndryshe për këngëtarët. Që atëherë Albani dhe Miriam kanë sjellë shumë bashkëpunime dhe asnjëherë nuk hezitojnë të shprehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe vajzën e tyre.


Silva Gunbardhi dhe Dafi i patën shkëndijat e para në këngën ‘Të ka lali shpirt’. Kënga rezultoi shumë e suksesshme dhe që atëherë, këngëtarët kanë sjellë projekte të reja. Gjithashtu, dyshja janë në një lidhje prej disa vitesh tashmë./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE