• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO

Zbuloni këngëtarët që thanë “Të dua” përmes këngëve ndër vite

Gjithmonë vjen një moment që dikush i thotë dikujt ‘Të dua’. Duhet ta pranojmë se këto 2 fjalë të thjeshta janë më të bukurat e gjuhës shqipe dhe ndjenjat që ato përcjellin janë inspirim për artistët. Flasim për baladat që këngëtarët kanë sjellë ndër vite dhe që pëlqehen kaq shumë nga të gjithë. Kjo ndodh sepse ato ia dalin të përshkruajnë çdo ndjenjë në rreshta dhe t’ia përcjellin dëgjuesve në mënyrën më perfekte të mundshme, nëpërmjet këngës. Më poshtë, kemi një listë të shkurtër të baladave të artistëve shqiptarë, të cilat ia kanë dalë t’i rezistojnë kohës.

  1. Ester Hoxha- Të urrej se të dua (Kënga Magjike 2010)

Festivali ‘Kënga Magjike’ sjell gjithmonë hite që mbesin edhe pas përfundimit të tij. E tillë ishte dhe kënga ‘Të urrej se të dua’ e Ester Hoxhës në bashkëpunim me Noizyn. Edhe pse një dekadë më parë, kënga vazhdon të dëgjohet dhe të komentohet.

  1. Soni Malaj- Të dua ty

Ka qenë një periudhë kur këngëtarja Soni Malaj ka sjellë shumë balada për publikun shqiptar. ‘Të dua ty’ ka qenë ndër të preferuarat dhe vazhdon të mbetet ndër këngët më të dëgjuara.

  1. Anila Mimani- E ta dish sa shumë të dua

Anila Mimani sjellë projekte të dhe bashkëpunime të reja, por duhet të themi se ‘E ta dish sa shumë të dua’ ka qenë një ndër këngët më të rëndësishme të repertorit të saj.

  1. Orinda Huta- Të dua

Sigurisht listës nuk mund t’i mungonte Orinda Huta. Edhe pse ajo është fokusuar totalisht në karrierën e saj si moderatore, nuk mund të lëmë pa përmendur këngën ‘Të dua’.

  1. Stine- Të dua si fëmijë

Askush nuk mund të harrojë baladat e Stines. ‘Të dua si fëmijë’ është një nga dedikimet e tij më të bukura, që sigurisht vazhdon ende të dëgjohet nga adhuruesit e kësaj rryme.

  1. Genta Ismajli- Unë të dua

Genta Ismajli është e njohur për këngët e saj energjike dhe performancat në skenë, por këngëtarja di dhe të sjellë balada shumë të bukura. ‘Unë të dua’, është publikuar nga Genta në vitin 2013, por nëse i hidhni një sy komenteve, do të kuptoni se kënga vazhdon të dëgjohet dhe sot e kësaj dite.

  1. Aurela Gaçe- Të dua

Të gjithë e njohin tipin energjik të këngëtares të dashur, Aurela Gaçe dhe këngët e saj potente, mirëpo këtë vit këngëtarja ka vendosur të ndryshojë pak. Ajo ka publikuar baladën me titullin ‘Të dua’, e cila ka rezultuar po aq e suksesshme sa projektet e tjera të saj.

  1. Klajdi Haruni- Nuk të dua dot më pak (Kënga Magjike 2018)

Një tjetër hit që vjen nga festivali ‘Kënga Magjike’. Këtë vit, Klajdi Haruni mori pjesë me këngën ‘Nuk të dua dot më pak’, e cila ishte ritmike dhe romantike në të njëjtën kohë. Dhe njëherë, këngëtari ia doli të bëntë të gjithë publikun të kërcente./revistawho.com