• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Modë

Zbuloni buzëkuqin më të famshëm në botë

Aeroporti Heathrow në Londër është më shumë se vetëm një qendër internacionale udhëtimesh, pasi ai gjithashtu është një destinacion pazari për markat më të njohura në botë si: Burrbery, Hermes, Gucci, duke vazhduar me linjat më lukzose të bukurisë si Chanel dhe Mac. Më shumë se 200.000 njerëz kalojnë përmes këtyre terminaleve.
Po cila është gjëja që dashurojnë më shumë femrat? Padyshim buzëkuqi!
Luksi i përballueshëm i bukurisë është bërë si një shenjë dalluese për shumë të njohur dhe si ngritëse humori për shumë gra, për mos të përmendur që është një mënyrë efektive për veshjet që nuk shkojnë shumë me njëra-tjetrën.
Në raportin vjetor të këtij viti, Heathrow nxorri të dhëna nga shitjetet e shumta të materialeve kozmetike për të zbuluar ngjyrat e preferuara të grave fashioniste në të gjithë botën. Nuk ishte surprizë fakti që njujorkezët preferojnë të kuqen e hapur klasike, markë kjo e femrave moderne dhe profesionale. Look-u londinez është më i butë, me ngjyra të ngrohta si nude dhe karamele. Parisi është pikërisht “la vie en rose” dhe femrat parisiene preferojnë buzet rozë. Një trëndafil i errët i përshtatet përsosmërisht bukurisë filozofike të një vajze franceze.