• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zbulohet unaza me diamant e Marinës (FOTO)

Vetëm 2 javë më parë Getoari dhe Marina kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë që pati vëmendjen e të gjithë publikut dhe mediave. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Marina rrëfeu për të gjitha momentet e situatat gazmore të dasmës duke shuar kuriozitetin e publikut. Por ajo që nuk mund të mos vihej re ishte unaza e mahnitshme që moderatorja mbante në gishtin e martesës të cilën Marina e tregoi në një moment kur ngriti dorën duke i shpjeguar diçka Ermal Mamaqit. Moderatorja gjithashtu zbuloi edhe historinë e dashurisë së saj me Getin ku siç tregoi Marina gjithçka nisi me një mesazh që reperi kishte dërguar në Instagram. / xing.al