• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zbulohet sozia e Bieta Sulos, nuk do ta besoni sa ngjan me aktoren indiane

Thuhet se diku në një vend të botës ekziston një person identik me ne, ose ashtu siç e quajmë ndryshe sozia jonë. Për njerëzit e thjeshtë është paksa më e vështirë të gjejnë këtë njeri, por për personazhet e njohur kjo punë është më e lehtë. Shpeshherë vetë fansat angazhohen për të gjetur sozinë e personazheve të famshëm dhe për Bieta Sulon ka qenë më e lehtë. Dikush nga ndjekësit e moderatores në ‘Instagram’ ka arritur të identifikojë sozinë e saj dhe mund të themi se ngjashmëria mes tyre është vërtet shumë e madhe. Bëhet fjalë për aktoren dhe modelen indiane Neha Sharma, e cila i ka tiparet të ngjashme me moderatoren shqiptare.

Për t’u bindur plotësisht nëse ngjason me të vërtetë me sozinë e saj, Bieta ka pyetur ndjekësit në ‘Instagram’ dhe pjesa më e madhe mendojnë se i ngjan. Tashmë që u zbulua po ua lëmë dhe ju në dorë ta vlerësoni këtë fakt duke parë fotografitë e të dyjave. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE