• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zbulohet skandali që fshihet pas bllokimit të ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ ditën e djeshme

Ditën e djeshme, ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ u bllokua për mijëra përdorues në çdo vend të botës, ku shumë prej tyre patën probleme me navigimin në këto rrjete. U tha që problemet u shfaqën për shkak të përditësimit të tyre, por sipas ‘New York Times’ kjo nuk është arsyeja e vërtetë. Gazeta amerikane shkruan se pas këtij bllokimi fshihet një skandal i madh dhe për këtë arsye, prokurori Michael LaForgia ka nisur një hetim kundër ‘Facebook’. Sipas LaForgia, ‘Facebook’ shet të dhënat e përdoruesve tek ‘Apple’, ‘Google’, ‘Microsoft’, ‘Amazon’, si dhe preferencat e tyre në kompani armësh, alkooli dhe ilaçesh. ‘’Këto akuza janë absurde. Në do bashkëpunojmë me hetuesit deri sa ata të binden se Facebook nuk ka kryer asnjë akt kriminal. Për ne përdoruesit tanë janë më të rëndësishmit’’, është shprehur Drejtuesi i Marrëdhënieve Publike të ‘Facebook’, Chris Cox. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ky rrjet social akuzohet për shitjen e të dhënave të përdoruesve, megjithatë stafi i tij i ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat duke thënë se përdoruesit e tyre janë gjithmonë të sigurt./revistawho.com

CLOSE
CLOSE