• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zbulohet e vërteta e kërkesave të Meghan Markle dhe Princit Harry ndaj fqinjëve të tyre

Në muajin korrik revista ‘The Sun’ zbuloi se Meghan Markle dhe Princ Harry kishin disa kërkesa për fqinjët që jetojnë pranë tyre. Por tashmë sipas ‘Private Eye’, u zbulua se këto kërkesa nuk ishin të vërteta dhe se ishin krijuar në formë shakaje nga një banor lokal i atij vendi. Ky banor bëri këtë veprim pasi ishte i ‘mbushur’ nga fakti që çifti kishte krijuar një privatësi aq të madhe nga publiku.

Ndonëse këto rregulla bënë xhiron e rrjetit, dukesha dhe duka i Sussex vendosën mos të reagojnë në asnjë moment. Që prej ardhjes në jetë të Archie-t, dyshja është duke jetuar në rezidencën e tyre në Frogmore, larg syrit dhe vëmendjes së ndjekësve të pallatit mbretëror./revistawho.com