• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zbulohet e ftuara e parë e “E Diell”, diva e muzikës shqiptare hap siparin e emisionit

Prej disa ditësh është zbuluar se në datën 3 shkurt do të nisë emisioni që do ju mbajë mbërthyer para ekranit, “E Diell”. Ky emision do të ngrejë siparin këtë të dielë, pas disa vitesh mungesë.

Pasditen e sotme të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ishin disa nga moderatorët që ju është besuar prezantimi i emisionit Einxhel Shkira, Ervin Kurti, Flor Gjini, Argjira Spiranca dhe Enea Malaj. Ata zbuluan ekskluzivisht të ftuarën e parë të emisionit. Moderatorët treguan se e para që do të shkelë në studion e re është këngëtarja shumë e dashur për publikun Adelina ismaili. Këngëtarja, e cila prej kohësh është larg ekranit dhe intervistave do të tregojë ditën e dielë detajet nga jeta e saj profesionale, mëmësia dhe familja.

“Ajo është shumë entuziaste që do të jetë pjesë e “E Diell” për të hapur siparin me këmbë të mbarë”, tha gazetari Ervin Kurti.

Ai shtoi se Adelina është shumë e lumtur që do të jetë pjesë e emisionit dhe “Top Channel” pas 6 vitesh./revistawho.com

CLOSE
CLOSE